Faqet ndihmëse
- Hyrje
- Bërja e kërkesave
- Privacia e juaj
- Për zyrtarët
- Kontribuesit
- API për programerët
- Kërkimi i avancuar
Na kontakto
Nëse në pyetjen tënde nuk është dhënë përgjigja, ose dëshiron të na njofton për ndonjë gjë për këtë ueb faqe, të lutem na kontakto.
Hyrje në Informata Zyrtare
- Për çka shërben InformataZyrtare.org?
- Për të ndihmuar në marrjen e informacionit lidhur me veprimet e autoriteteve (institucioneve) publike të Kosovës.
- Si funksionon kjo ueb faqe?
- Së pari e bën përzgjedhjen e autoritetit publik prej të cilit kërkon informatë, pastaj e shkruan kërkesën duke përshkruar se çka dëshironi të dini. Mandej ne e përcjellim kërkesën tënde në adresë të autoritetit publik. Çfarëdo përgjigje e marrë nga autoriteti, automatikisht do të publikohet ne ueb sajt për ta lexuar si ti ashtu edhe të tjerët.
- Çka më shtyen të bëjë këtë?
- Ti paguan tatim e autoritetet publike veprojnë me paratë tua. Ato veprime ndikojnë në mënyra të ndryshme në jetën tënde, prej kujdesit shëndetësor deri te siguria publike. Disa veprime i bëjnë keq, disa i bëjnë mirë. Sa ma mirë të informohemi se si vepron pushteti, jemi më të përgatitur në dhënien e sugjerimeve për gjërat e bëra keq dhe për ti lavdëruar gjërat e bëra mirë.
- Çka e shtyen autoritetin publik të përgjigjet?
- Sipas ligjit për Qasje në Dokumente Publike, autoritetet kanë obligim të përgjigjen. Përgjigja duhet të përmbajë informatën që e kërkon, ose të jap arsye valide legale përse informata e kërkuar është sekrete?
- Kush po e bën InformataZyrtare.org?
- Free/Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) dhe Instituti Gap.
- Si të njoftohem me lajmet e reja nga InformataZyrtare.org?
- Të lutem lexo blog-un.
Në vijim, lexo si të bësh kërkesa për informata zyrtare -->
